Dashuria Highlight Yoga

Seks më të mirë me yoga?

seks

Me siguri që keni dëgjuar për yoga-n dhe benefitet shëndetësore që ofron. Mirëpo a keni dëgjuar se mund të përmirësoni jetën tuaj seksuale me yoga?

Pozitat e yoga-s rrisin fleksibilitetin e trupit tuaj, kështu duke rritur mundësitë për të provuar pozita të tjera seksuale.

Pozitat e yogas që përfshijnë frymëmarrje krijojnë një qetësi shpirtërore. Frymëmarrjet e thella ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, komponenti kryesor për seks të mirë.

Rritja e qarkullimit të gjakut lidhet po ashtu me ngritjen e sensitivitetit dhe përgatitë trupin për orgazëm, pra me yoga do të keni më shumë orgazma.

Shumë njerëz që praktikojnë yoga raportojnë për një energji më të lartë seksuale. Yoga largon stresin dhe rregullon gjumin. Prandaj do të keni energji më të lartë për të përmirësuar jetën tuaj seksuale.

Yoga po ashtu kthjellon mendjen tonë duke mos lejuar stresin që të ndërhyjë në proceset seksuale.