Highlight Të tjera

Sekreti i suksesit në një bisedë biznesi!

sekreti i suksesit

Ajo që duhet bërë, është t’i kushtosh vëmendje maksimale personit që flet. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo!

E thjeshtë duket në parim por duhet ditur mirë së zbatuarit dhe për këtë nuk ju nevojitet një diplomë universitare. Në këtë kohë shumë tregtarë paguajnë çmime përrallore për dyqanet e tyre, shpenzojnë shifra të mëdha për reklame dhe zbukurim të vitrinave që të tërheqin vëmendjen e publikut, në fund, punësojnë shitëse që nuk dinë t’i dëgjojnë klientët, që i ndërpresin, i kundërshtojnë në çdo moment dhe i irritojnë  deri  në atë pikë, sa largohen nga dyqani pa blerë asgjë. Mos harroni që edhe personi më i egërsuar, më qaraman, më kritik i kësaj bote, qetësohet kur ka përballë një person që di ta dëgjojë me qetësi dhe në heshtje, ndërsa nxjerr helm nga gjithë poret e trupit.

Eduart Bok ka qenë një  nga botuesit me të rëndësishëm të gazetave të ilustruara në të gjithë Amerikën dhe e filloj karrierën e tij, duke fshirë xhamat e një furre buke. Po, si arriti ai të bëhej aq i suksesshëm?

Në moshë trembëdhjetë vjeçare, arriti të blejë me kursimet e tij një enciklopedi të njerëzve të shquar.  Atëherë, i shkoj ndërmend, që t’u shkruante personaliteteve më të njohura për t’i kërkuar informacione të ndryshme mbi punën dhe fëmijërinë e tyre. Shumë shpejt vendosi korrespodencë  me Emerson, Longfellu, Alkot, gjeneralkin Sherman e shumë të tjerë. Jo vetëm kaq, por kur kishte kohë, shkonte për t’i takuar dhe mirëpritej kudo. Ishin pikërisht këta burra dhe gra të shquara që bënë të ngjallej tek ai ambicia që do të ndryshonte jetën, dhe e arriti.

Një dëgjues i mirë e ka suksesin e garantuar. Nëse doni që njerëzit t’ju përçmojnë, mjafton që të flisni pa pushim për vetën tuaj. Mos prisni që biseduesit tuaj të mbarojë atë që po thotë por ndërpriteni dhe deklaroni me zë të lartë idenë tuaj, që ju duket shumë më e vlefshme se e atij budallait që po flet me ju. Dhe, fatkeqësisht, ka plot njerëz që sillen kështu. Ata marrin vlerësimin negative sepse sillen gabim dhe e kanë mendjen vetëm tek vetja dhe rëndësia e tyre.

Njeri që flet vetëm për vetën e tij, mendon vetëm për vetën e tij dhe ai që mendon vetëm për vetën e tij, është një injorant, edhe sikur të ketë arsimin më të plotë.

Pra, nëse doni të mbani vendin tuaj në një bashkëbisedim, mundohuni të jeni dëgjues i vëmendshëm.Bëni pyetje  që mund t’i japin kënaqësi bashkëbiseduesit tuaj dhe shtyjeni që të fjalës për veten dhe për punën e tij. Kini parasysh që individi me të cilin flisni interesohet me tepër  për problemet e tij se sa për tuajat. Një dhëmb, që e shqetëson në gojën e tij, ka më shumë rendësi se epidemia e urisë  në një vend larg tij, megjithëse ajo mund të shkaktojë miliona viktima.

Pra, rregull I artë për të pasur sukses në një bisedë biznesi është “të jesh një dëgjues i mirë”, por edhe të inkurajoni të tjerët që të flasin për veten e tyre.