Highlight Shëndeti Të tjera

Sekreti dhe shëndeti!

sekreti dhe shëndeti

A e dini se trupi ynë është produkti i mendimeve tona. Në shkencën e mjekësisë vazhdimisht hulumtohet rreth asaj se sa ndikon natyra e mendimeve tona dhe emocioneve në trupin dhe funksionimin e organizimit tonë.

Të gjithë e njohim efektin placebo në artet terapeutike. Placebo-ja sipas Dr. John Demartini është diçka që nuk jep asnjë efekt në trup, tamam si një pilulë sheqeri.

I thua pacientit që ky mjekim është efikas si të tjerët dhe nganjëherë ndodhë që placebo-ja të ketë të njëjtin efekt, në mos më të madh, se ilaçi që supozohet se është bërë për të arritur atë efekt. Është zbuluar që mendja njerëzore është faktori më i madh tek artet terapeutike, nganjëherë më shumë së ilaçet.

Dora-dorës, duke u bërë i vetëdijshëm për rëndësinë e Sekretit, do të fillosh ta shohësh më qartë të vërtetën që fshihet në ngjarje të caktuara të njerëzimit, përfshirë edhe fushën e shëndetit. Efekti placebo është një fenomen i fuqishëm. Nëse pacientët mendojnë dhe besojnë vërtet që tableta është një kurë, do të marrin atë që besojnë dhe do të shërohen. Nëse dikush është i sëmurë dhe ka një alternativë të zgjedhë të zbulojë shkaqet mendore të sëmundjes, në vend që të përdorë mjekime, nëse është situatë e ngutshme e që mund t’i sjellë vdekjen, atëherë mjekimi është veprimi më i zgjuar që mund të bëjë, ndërkohë që zbulon faktorin psikologjik. Pra, nuk duhet ti mohosh ilaçet. Çdo formë terapie ka vendin e vet.

Terapia nëpërmjet mendjes mund të funksionojë në harmoni të plotë me ilaçet. Në rast dhimbjesh, ilaçet mund të ndihmojnë  për ti  eliminuar ato dhe e ndihmon individin të përqendrojë mendimet e tij të shëndeti. “Të menduarit për shëndetin e përkryer” është diçka që gjithkush mund ta bëjë, pavarësisht se çfarë ndodhë përreth.

Prandaj duke e menduar shëndetin, do ta gjeni atë…