Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Sekreti – ligji i tërheqjes!

sekreti

Mësuesit më të mëdhenjë të të gjitha kohërave  kanë thënë se ligji i tërheqjes është ligji më i fuqishëm i Universit.

Poet si William Shakespeare, Robert Browning dhe William Blake e kanë përçuar në poezitë e tyre. Muzikantë si Ludwig van Beethoven e kanë shprehur në muzikën e tyre. Artistë si Leonardo da Vinci e kanë përshkruar në pikturat e tyre. Mendimtarë të mëdhenj të rangut të Sokratit, Platonit, Ralph Waldo Emerson-it, Pitagorës, Sir Francis Bacib-it, Sir Isaac Newton-it, Johann Wolfgang von Goethe-s dhe Victor Hugo-it e kanë shprehur në shkrimet dhe mësimet e tyre. Emrat e tyre janë bërë të pavdekshëm dhe ekzistenca e tyre legjendare ka mbijetuar ndër shekuj.

Besime,  si hinduizmi, traditat hermetike, budizmi, judaizmi, krishterimi, islami dhe qytetërime të lashta, si ato babilonase dhe egjiptiane, e kanë përçuar nëpërmjet shkrimeve dhe historive të tyre. I pranishëm në të gjitha epokat, në forta të ndryshme, ky ligj mund të gjendet në shkrimet antike të të gjithë shekujve. Ka qenë i gdhendur në gur në vitin 3000 para Krishtit. Edhe pse lakmohej shumë nga disa njerëz, kjo njohuri ka qenë gjithmonë aty, në prag, për ta zbuluar.

Ligji ka ekzistuar që në fillimet e botës. Ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë.

Është ligji që përcakton rendin e plotë të Universit, çdo cast të jetës tënde dhe gjithçka që ti përjeton. Nuk ka rëndësi kush je apo ku  ndodhesh, ligji i tërheqjes formon gjithë përvojën ënde të jetës, çka e bën nëpërmjet mendimeve të tua. Je ti ai që e aktivizon ligjin e tërheqjes dhe këtë e bën nëpërmjet mendimeve të tua.

Ne vitin 1912, Charles Haanel e përshkruante ligjin e tërheqjes si “ligji më i madh dhe më perfekt, nga i cili varet i gjithë sistemi i krijimit.”

Bob proctor thotë: “ E ke pyetur ndonjëher veten pse 1 për qind popullsisë fiton rreth 96 për qind të të gjitha parave në qarkullim? Mendon se është rastësi?  Është projektuar  ashtu. Ata persona kuptojnë diçka. Kuptojnë Sekretin. Dhe tani Sekreti po të tregohet ty.

Njerëzit që kanë bërë pasuri të mëdha në jetën e tyre e kanë përdorur Sekretin qoftë në mënyrë të vetëdijshme, ashtu dhe në mënyrë të pavetëdijshme. Ata ushqejnë mendime begatie dhe pasurie dhe nuk i lejojnë mendimet kontradiktore të zënë rrënjë ne mëndjen e tyre. Në mendimet e tyre mbizotëron pasuria; ajo është e vetmja gjë që njohin, sepse në mendjen e tyre nuk ka vend për asgjë tjetër. Janë ose jo të vetëdijshëm për këtë, pikërisht këto mendime mbi pasurinë janë ato që u kanë sjellë pasuri. Është ligji i tërheqjes në veprim.

Ligji u përgjigjet mendimeve të tua, pak rëndësi ka se ç’mendime jane ato.

John  Assaraf thot:

Për mua, mënyra më e thjeshtë për ta parë ligjin e tërheqjes është ta përfytyroj veten si magnet, sepse e di që magneti tërheq gjëra drejt vetes.

Ti je magneti më i fuqishëm në Univers! Brenda teje gjendet një fuqi magnetike, që është më e fuqishme se gjithçka tjetër në botë e që lëshohet nëpërmjet mendimeve të tua

Bob Doyle thotë:

Shkrimtar dhe ekspert i ligjit të tërheqjes

Në parim, ligji i tërheqjes thotë që i ngjashmi tërheq të ngjashmin. Por, në të vërtetë, ne po flasim në një nivel mendimi. /Unik Portal/