Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Secili ka të drejtë për të qenë i pasur

pasuri

Çfarëdo që të thuhet në lutjet e varfërisë, faktet thonë se nuk është e mundur të jetosh një jetë të kompletuar dhe të suksesshme nëse nuk je i pasur. Asnjë njeri nuk mund të rrisë talentin  e tij apo zhvillimin shpirtëror, nëse ai nuk ka shumë para,për të rritur zhvillimin shpirtëror dhe për të zhvilluar talentin e tij, ai duhet të perdore shumë gjëra dhe nuk mund ti ketë këto gjëra, pa pasur para që ti blejë ato.

Njeriu zhvillohet në mendje, në shpirt dhe trup duke perdorur gjëra dhe  shoqëria është kaq e organizuar saqe njëriu duhet të ketë para që të posedojë këto gjëra; dhe bazat e të gjithë avancimeve të njeriut, duhet të jetë shkenca  për tu pasuruar.

Objektivi i të gjithë jetës është zhvillimi, dhe çdo gjë që jeton ka të drejtën  e pa tjetërsueshme të zhvillimit për të arritur.

E drejta e njeriut për të jetuar do të thotë e drejta e tij për të patur një përdorim të lirë dhe të pa kufizueshëm të të gjitha gjërave të nevojshme për përmbushjen mentale, shpirtërore dhe fizike, ose e thënë me fjalë të tjera “e drejta për të qenë i pasur”.

Asnjë njëri nuk kënaqet më pak, nëse ai njeri ka mundësi të përdorë dhe të kënaqet  më shumë.

Njëriu që zotëron  gjithçka që ai dëshiron për gjithë jetën e tij që ai do të jetoj, është i pasur; dhe asnjë njëri që nuk ka shumë para nuk mund të ketë gjithçka ai dëshiron.

Suksesi në jetë është të bëhesh çfarë do ti të behesh, ti mund të bëhesh gjithçka që ti dëshiron vetëm duke vënë në përdorim disa gjëra, dhe ti mund të kesh perdorim të lirë të gjërave kur të bëhesh mjaftueshmërisht i pasur për ti blerë këto gjëra. Të kuptosh shkencen si të bëhesh i pasur është gjëja më thelbësore nga të gjitha njohuritë.

Nuk ka asgjë të keqe të duash të jesh i pasur. Dëshira për pasuri  është në të vërtetë dëshira për të qenë më i pasur, më i përmbushur, për një jetë më të bollshme për vete dhe të tjerët./Unik Portal/