sallatë

Highlight

Sallatë e lezetshme me manaferra dhe grejpfrut

By Edone Podvorica

June 19, 2018

Një sallatë shumë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe mjaft e lezetshme. Sidomos për stinën e verës. Edhe përbërësit janë shumë të lehtë për tu gjetur. Mahnituni me shijen e kësaj sallate me fruta!

Përbërësit:

2 Grejpfrut të kuq; Manaferra të freskëta; 2 gjethe mint; Kripë deti; Jogurt grek; Vanille sheqer;

Mënyra e përgatitjes:

1. Qëroni grejpfrutët të gjithin. Kombinoni ata me manaferra. Transferoni në një enë.

2. Vendosni në krye jogurtin grek, gjethet mint dhe kripën e detit.

3. Dhe sallata juaj është gati!

Ju bëftë mirë.