Highlight

Sallata më e lehtë me tranguj dhe susam

By Edone Podvorica

May 25, 2018

Sallata më e lehtë që e keni bërë ndonjëherë është kjo me tranguj dhe susam.

Është një sallatë aziatike shumë e lehtë për tu përgatitur dhe e lehtë për organizmin tuaj.

Përbërësit:

2 tranguj të prerë shumë hollë; 2 lugë uthull sallate; 1 lugë gjelle vaj susami; 1 lugë gjelle sheqer; 2 lugë gjelle sos soje; ½ lugë gjelle kripë; 1 lugë caji susam;

Mënyra e përgatitjes:

1. Preni trangujt sa më hollë që të mundeni dhe largoni ujin e tepërt me një pecetë kuzhine.

2. Në një enë të mesme përzini të gjithë përbërësit dhe shtoni trangujt. Përzini mirë.

3. Sallata duhet të servohet atë ditë që është bërë.