A ju pëlqejnë avokadot? Kjo salcë me avokado do t’iu lërë pa mend!
Për të bërë një guacamole perfekte duhet të dini së pari disa sekrete:
1. Përdorni vetëm avokado të pjekur mirë;
2. Mos e bëni të gjithën si lloj pure, lërini pak copa avokado në të;
3. Largoni shijen e rëndë të qepës, duke e prerë atë në copa të vogla dhe duke e lënë në ujë të ngrohtë për 5 deri në 10 minuta.
4. Largoni farat e domates para se ta përdorni në salcë;
5. Shtoni pak kumin;
Kjo është receta perfekte e salcës guacamole:
Përbërësit:
3 avokado; ¼ e gotës qepë e copëtuar; 1 ½ lugë gjelle lëng limoni; 1 domate pa fara dhe e copëtuar; ½ e lugës së cajit kumin; ½ e lugës së cajit kripë; 1 deri në 2 lugë spec I copëtuar;
Mënyra e përgatitjes;
Preni avokadot në gjysmë, dhe largoni farën me një lugë. Largoni lëkurën e avokados, dhe më pas shtoni ato në një enë. Shtoni lëngun e limonit dhe shtypni me një pirun deri sat ë formohet një mazë kremoze, por me pak copë avokado. Shtoni domaten, kuminin, kripën, specin.
Servojeni menjëherë, ose mbulojeni me qese dhe përdoreni brenda 1 dite.