Highlight Receta

Salcë guacamole në kushte shtëpie, kur e provoni nuk do ta ndërroni me asgjë!

Salcë

A ju pëlqejnë avokadot? Kjo salcë me avokado do t’iu lërë pa mend!

Për të bërë një guacamole perfekte duhet të dini së pari disa sekrete:

1. Përdorni vetëm avokado të pjekur mirë;

2. Mos e bëni të gjithën si lloj pure, lërini pak copa avokado në të;

3. Largoni shijen e rëndë të qepës, duke e prerë atë në copa të vogla dhe duke e lënë në ujë të ngrohtë për 5 deri në 10 minuta.

4. Largoni farat e domates para se ta përdorni në salcë;

5. Shtoni pak kumin;

Kjo është receta perfekte e salcës guacamole:

Përbërësit:

3 avokado;
¼ e gotës qepë e copëtuar;
1 ½ lugë gjelle lëng limoni;
1 domate pa fara dhe e copëtuar;
½ e lugës së cajit kumin;
½ e lugës së cajit kripë;
1 deri në 2 lugë spec I copëtuar;

Mënyra e përgatitjes;

Preni avokadot në gjysmë, dhe largoni farën me një lugë. Largoni lëkurën e avokados, dhe më pas shtoni ato në një enë. Shtoni lëngun e limonit dhe shtypni me një pirun deri sat ë formohet një mazë kremoze, por me pak copë avokado. Shtoni domaten, kuminin, kripën, specin.

Servojeni menjëherë, ose mbulojeni me qese dhe përdoreni brenda 1 dite.