Highlight Storie Inspirimi

Sado që do ta dua dikën, nuk do të heqë dorë nga vetja!

Unë jam e lumtur me vetën time. Më pëlqen të jetoj jetën time, të bëj gjërat e mia dhe nuk dua ta humbas atë ndjenjë për shkak të diçkaje ose dikujt tjetër. Unë nuk do ta humbas lumturinë time, sepse dikush nuk më do sa e dua unë.

Ky është vendimi i tyre dhe unë do ta respektoj atë sepse e respektoj veten në rend të parë dhe respektojë mendimet dhe vendimet e të tjerëve. Duke i respektuar, nuk lejojë që këta persona të prishin harmoninë time.

Zemra ime është e mbushur me dashuri dhe gëzim edhe kur nuk është e lidhur me një zemër tjetër.

Unë jam e vetë-mjaftueshme dhe nuk do të varem kurrë nga askush ose nga ndonjë gjë për të përmbushur një hapësirë ​​boshe brenda meje ose për të rigjallëruar pasionin dhe gëzimin në jetën time. Unë jam tashmë e përmbushur dhe e lumtur me vetën time.

E shoh botën me shumë ngjyra dhe gjithmonë do të zgjedh për të parë gjërat e bukura përreth vetes,  në vend që të përqendrohem në gjërat që vetëm do të më trishtojnë dhe nuk kam fuqi për t’i ndryshuar ato.

Dhe nëse humbas dikë që unë dua, unë do të bëj gjithçka për ta mbajtur jetën time të ekuilibruar.Unë e di se do të ndihem e trishtuar, por gjithashtu e di se do të jem në rregull, sepse gjithmonë do të provoj të jem mirë me vetën time.

Dua të jem në dashuri, por jo me çdo kusht. Më së paku nëse unë duhet të sakrifikoj lumturinë time.

Unë dua të të dua. Unë dua të jem e mbushur me dashuri që pa marrë parasysh se çfarë ndodhë unë gjithmonë mund të kërcej prapa dhe të mos zhyten në vetmi dhe në depresion nëse dikush e thyen zemrën time.

Kjo pa marrë parasysh se si dikush tjetër ndihet për mua nuk do të ndryshojë gjendjen time. Nuk do të ndryshojë kush jam unë.

Unë dua të jem me dikë që do të shtojë më shumë ngjyrë në jetën time tashmë të gjallë.

Dua një partner që mund ta kuptojë këtë. Dua dikë me të cilin do të kem një pasion dhe prej të cilit do të gëzoj mbështetje.  Dikush që do të më bëjë edhe më të lumtur seqë jam. Dikush që do të shtojë vlerë në jetën time.

Dikush që do të më dojë për atë që jam.

Dikush me të cilin mund të ndërtoj një jetë me dashuri të pastër, besim, paqe dhe lumturi.