Dashuria Highlight

Sa kalori mund të harxhoni në seks?

seks

Të bërit dashuri me siguri që duket sikur keni bërë stërvitje për shkak të lëvizjeve dhe rrahjeve të shpeshtuara të zemrës.

Mirëpo seksi nuk është një harxhues kalorish siç e keni menduar. Sipas një studimi gjatë seksit mund të harxhoni 3 kalori për minutë për femra dhe 4 kalori për minutë për meshkuj.

Gjatë studimit, çdo sesion seksi zgjati nga 10 deri në 57 minuta dhe maksimumi i kalorive të djegura për femra ishte 177 kurse për meshkuj 239. Ndërsa gjysmë ore në pajisje fitnesi për vrapim do të thotë 213 kalori të humbura për femrat dhe 276 për meshkujt.

Në terma të humbjes së kalorive, seksi nuk jep rezultate të mëdha. Shumë njerëz për të hequr kaloritë duhet të kalojnë rrahjet e zemrës prej 120.

Sidoqoftë seksi mund të konsiderohet si një “ushtrim” i mirë për shkak se ju po punoni me trupin tuaj dhe mund të ndërtoni muskuj.

Mirëpo nuk mund të thuhet se seksi harxhon shumë kalori!