Familja Highlight

Sa është e rëndësishme koha e lojës për fëmijën tuaj?

fëmijën

Ndoshta ju keni menduar se fëmijët tuaj po shpenzojnë kohë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, mirëpo a keni dëgjuar për të mirën që kjo kohë sjellë për fëmijët tuaj?

Koha e lojës për fëmijët është shumë e rëndësishme për zhvillim personal. Lojërat zhvillojnë trurin e fëmijëve, duke i bërë ata më të aftë për jetë. Në moshën 4 vjeçare rreth 85% e membranës së trurit është formuar. Kjo është baza për një të ardhme të ndritshme.

Kjo kohë e kaluar është e rëndësishme për aspektin social, duke ndihmuar në zhvillimin e kreativitetit, zgjidhjes së problemeve, marrjen e vendimeve dhe aftësia për të komunikuar, dëgjuar e negociuar.

Koha e lojës është e rëndësishme edhe për zhvillimin fizik të fëmijës suaj. Fëmijët që kalojnë shumë më pak kohë në aktivitete fizike krahasuar me vitet e kaluara. Pra lejoni fëmijët e tuaj të luajnë sa më shumë në natyrë, në mënyrë që jo vetëm të argëtohen por edhe të parandalojnë obezitetin.

Që fëmijët tuaj të kenë një kohë të lojës sa më efektive atëherë duhet të angazhoheni edhe ju në të dhe të bëheni pjesë e saj.