Highlight Shëndeti Të tjera

Sa duhet të flenë adoloshentët?

adoleshentët

Kur fle mirë, zgjon tek vetja ndjenjën e freskisë dhe vigjilencës për aktivitetet gjatë gjthë ditës. Gjumi ndikon në mënyrën se si ne shikojmë, ndjehemi dhe punojmë  çdo ditë dhe ka një ndikim të madh në cilësinë tonë të përgjithshme të jetës.

Për të përfituar sa më shumë nga gjumi që bëjmë rekomandohet që adoleshentët të flenë  të paktën 8 orë – dhe mesatarisht 9 orë . Dhe fjala është për gjumë të pandërprerë. Pra, nëse gjumi është ndërprerë për çfarëdo arsye trupi nuk ka mundësi të përfundoj të gjitha fazat e nevojshme për riparimin e muskujve, konsolidimin e kujtesës dhe lirimin e hormoneve që rregullojnë rritjen dhe oreksin. Kur bëni gjumë cilësor zgjoheni të përgatitur, të  përqendruar për të marrë vendime dhe focus të shtuar në angazhimet shkollore dhe sociale.

Gjumi më i thellë dhe më rigjenerues sjell për ju:

-Ndjenjë qetësie e clirimi nga cdo gjë

-Presioni i gjakut bie;

-Frymëmarrja bëhet më e ngadaltë;

-Muskujt janë të relaksuar;

-Furnizimi i gjakut me muskujt rritet;

-Rigjenerimi i indeve ;

-Energjia është në nivelin më të lartë,

-Hormonet lëshohen, siç janë: hormoni i rritjes, thelbësor për rritjen dhe zhvillimin, duke përfshirë zhvillimin e muskujve./Unik Portal/