Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Rrite jetën tënde!

Rrite jetën tënde

Ju duhet të largoheni nga idetë e vjetra se aty është një Zot i cili dëshiron që ju të jeni të varfër, ose qëllimi i tij mund t’ju shërbejë duke ju mbajtur juve në varfëri. Substanca Inteligjente që është “Gjithçka” jeton te të gjithë, jeton edhe tek ju, është një substancë me vetëdije.
Duke qenë një substancë me vetëdije duhet të ketë dëshirë qenësore të çdo inteligjence jetësore për rritjen e jetës. Çdo gjë e gjallë, duhet vazhdimisht të kërkojë zgjerimin e jetës, sepse jeta në aktin e thjeshtë të jetesës, duhet të rrisë vetëveten.

Një farë e hedhur mbi tokë, çel në veprim dhe në aktin e jetesës prodhohen qindra fara. Jeta, duke u jetuar, shumëfishon veten. Gjithmonë krijohen më shumë. Duhet të bëjë kështu nëse vazhdon të jestë gjithkund. Inteligjenca është nën këtë domosdoshmëri të vazhdueshme të rritjes. Çdo mendim që ne e mendojmë, e bënë të nevojshme mendimin e një mendimi tjetër, vetëdija vazhdimisht zgjerohet. Çdo fakt që ne mësojmë na udhëheqë neve të mësojmë një fakt tjetër. Dituria vazhdimisht rritet. Çdo talent që ne kultivojmë, sjell në mendje dëshirën për të kultivuar një talkent tjetër.

Ne jemi subjekt për të nxitur jetën, kërkojmë shprehje të cilat gjithnjë na drejtojnë neve të dimë më shumë, të bëjmë më shumë dhe të jemi më shumë.

Me qëllimin që ne të dimë më shumë, të bëjmë më shumë dhe të jemi më shumë, ne duhet të kemi më shumë, ne duhet të kemi gjëra për t’i përdorur, për t’i mësuar dhe për ti bërë vetëm duke i përdorur ato. /Unik Portal/