Highlight Modë & Bukuri

Rregulla të thjeshta që të dukeni bukur pa grim

Pamja natyrale gjithmonë është në trend.

Sot shumë vajza shpenzojnë kohë duke u përpjekur për të vënë grim në fytyrë për tu dukur sikur nuk kanë vënë aspak.

Por nëse iu përmbaheni disa rregullave të bukurisë mund të dukeni bukur pa përdorur gjithë ato produkte makijazhi.

Unik Portal ju sjellë disa rregulla të thjeshta që ju të dukeni bukur pa grim.

Bëni që vetullat e juaja të duken perfekt


Në një fytyrë pa grim, vetullat në mënyrë të pashmangshme bëhen qendra e vëmendjes. Formoni vetullat tuaja për formën tuaj të fytyrës.

Nëse është e nevojshme, ngjyrosni vetullat tuaja me ngjyrë ose këna. Kur zgjedhni ngjyrën, sigurohuni që të përputhet me ngjyrën tuaj të flokëve.

Theksoni sytë tuaj


Për ti bërë sytë tuaj të duken më të gjerë, përdorni pajisjen që kthen qerpikët tuaj. Po ashtu largoni rrathët e errët nën sytë tuaj.

Zbardhni dhëmbët tuaj


Buzëqeshja ka shumë rëndësi. Prandaj kujdes, mbani pastërtinë e dhëmbëve tuaj.

Mos harroni buzët


Përdorni balsam buzësh ose vaj ulliri për ti mbajtur buzët e juaja të buta dhe të shkëlqyeshme.

Kujdesuni për flokët tuaja


Zgjidhni stilet e flokëve të thjeshta dhe ngjyrat natyrale. Vaji i kokosit mund të shtojë shkëlqim në flokët tuaj. Gjithashtu ndihmon për të luftuar zbokthin, thatësinë dhe probleme të tjera.