Highlight Të tjera

Rikujtoni ditën tuaj me metodën e Neville Goddard

Neville Goddard

Motivuesi i njohur Neville Goddard ka dhënë një leksion në vitin 1954 të quajtur “The pruning shears of revision”, që ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm në jetën e shumë njerëzve.

Kjo metodë e “rishikimit” të gjërave nëpër të cilat kemi kaluar gjatë ditës me të vërtetë  është shumë efektive.

Neville këshillon që, në fund të çdo dite, para se të bini në gjumë, të reflektoni mbi të gjitha ngjarjet e ditës. Nëse një ngjarje apo çast nuk ka shkuar siç ke dashur ti, përsërite në mendjen tënde në një mënyrë që të të entuziazmojë. Duke i rikujtuar këto episode në mendjen tënde pikërisht ashtu siç i do, ti po pastron frekuencën e asaj dite dhe po emeton një sinjal dhe frekuencë të re për të nesërmen. Ke krijuar qëllimisht imazhe të reja për të ardhmen tënde.

Kurrë nuk është tepër vonë për t’i ndryshuar imazhet!