Highlight Receta Shëndeti

Biskota të lehta me shije vanilleje

recetë

Ja ku është një recetë e lehtë për të përgatitur biskota që do të bëhen më të pëlqyerat në listën tuaj të ëmbëlsirave. Ato janë mjaft të lehta për tu përgatitur prandaj shikoni më poshtë mënyrën e përgatitjes nëse dëshironi të provoni një shije të mrekullueshme.
Përbërësit:

6 lugë gjelle gjalpë;
2/3 e gotës sheqer;
½ e lugës së çajit kripë;
2 ½ e lugës së çajit ekstrakt vanilleje;
1 ½ e lugës së çajit pluhur pjekjeje;
2 vezë të mëdha;
2 gota miell.

Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni lehtë një letër për pjekjeje për ti vendosur biskoktat.

Në një tas përzierës, përzieni gjalpën, sheqerin, kripën, vaniljen dhe pluhurin për pjekje.

Në këtë përzierje mund të shtoni: arra, fëstek, lajthi, kanellë, arrëmyshk, limon, portokall, cokollatë etj. Shtoni vezët. Vendoseni mikserin tuaj në një shpejtësi të ulët dhe shtoni miellin.

Vendosni brumin në letrën për pjekje, dhe formojeni një drejtkëndësh të gjatë.

Piqeni brumin për 25 minuta. Hiqi nga furra.

Uleni nxehtësinë në 150C. Ndërkohë që nxehtësia e furrës zvogëlohet, le të freskohet brumi anash.

Pasi të ftohet përdorni një thikë të dhëmbëzuar për të prerë brumin në biskota.

Ndani biskotat dhe ktheni prapë në furrë.

Piqni për 30 minuta.

Lëreni të ftohen dhe ato janë gati!