recetë

Highlight

Recetë e shëndetshme: Avokado i mbushur me Tuna

By Edone Podvorica

October 12, 2018

Një recetë shumë e shëndetshme dhe po ashtu e lehtë për tu përgatitur. Thjeshtë magjike!

Ja se si të përgatisni Avokado të mbushur me Tuna:

Përbërësit:

1 Avokado, i ndarë në gjysmë; 1 Tuna; Spec i kuq; Spec i gjelbër; 1 lugë gjelle lëng limoni; Kripë dhe piper sipas shijes;

Mënyra e përgatitjes: Largoni farën dhe pjesën e butë të Avokados nga brenda (jo të gjithën, vetëm sa të krijoni një formë “pjate”). Vendoseni pjesën e brendshme të Avokados në një enë për përzierje dhe shtypeni me një pirun. Shtoni Tunën, specat e prerë imët, lëngun e limonit dhe përzini mirë. Mbusheni Avokadon me këtë përzierje. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.