Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Receta për “dhimbjen” e zemrës

receta

“Receta” për dhimbjen e zemrës me të vërtetë eksiston. Njëra nga elementet e kësaj recete është aktiviteti  fizik. Ai që vuan duhet t’i shmanget  tundimit të rrijë dhe të pikëllohet. Programi i paramenduar  i aktiviteteve fizike, i  cili do do ta zëvëndësoje  pikëllimin e padobishëm, pakëson tensionin në atë pjesë të mendjes, ku zhvillohet procesi i mendimeve , ku merremi me mendimet për jetën dhe ku  ndjejmë dhëmbje mendore. Aktiviteti i muskujve shfrytëzon një pjesë të turret  dhe në këtë mënyrë e bart  tensionin në vend tjetër duke sjellë lehtësim.

Për femrat  që kanë hidhërim të thellë zgjidhja më e mirë është “të marrin brushën e pastrimit, të bien në gjunjë dhe të punojnë”, ndërsa për meshkujt “ilaçi më i mirë është të marirn sëpatën dhe të presin dru gjithnjë derisa të lodhen fizikisht”. Kjo sigurisht se nuk garanton shërim të plotë  të dhembjës së zemrës, por e lehtëson atë.

Pa marrë parasysh natyrën e dhembjes që e mundon zemrën tuaj, njëri nga hapat e parë është që të vendosni të evitoni çdo  situatë dëshprëruese që krijohet në afërsinë tuaj. Për më tepër, edhe nëse kjo ju duket e vështirë, kthehuni përseri rrjedhave  normale të jetës tuaj.

Kthehuni së parë në rrjedhat kryesore të jetës. Kthehuni miqve të vjetër dhe krijoni të rinjë.

Përmbusheni  kohën me shëtitje, në kalërim ose notim.  Përmbusheni ditën me veprimtari krijuese dhe vini theksin në ato fizike.  Ndërmerrni diçka  që do t’ju shkarkonte në pikëpamje psikike, por të jeni të sigurt se kjo ia vlenë përpjekjës suaj dhe të jetë konstruktive.  Krejt këto aktivitete e qetësojnë dhimbjen tuaj për disa caste por nuk e shërojnë.

Mënyra më e mirë dhe më e natyrshme që të liroheni nga dhembja e zemrës është t’i jepni pushim pikëllimit tuaj. Sot  shpesh flitet për idenë që të mos e tregojmë pikëllimin, se njeriut nuk i ka hije të qajë ose që dhembjen e vet ta shprehë në mënyrë të natyrshme, me  vaj.

Por ky është mosrespektim i ligjeve të natyrës. Është e natyrshme që njeriu të qajë, kur ta kaplojë dhembja ose pikëllimi. Ky është mekanizëm që na e ka falë i gjithëfuqishmi Zot për të gjetur lehtësi, dhe për këtë arsye duhet shfrytëzuar.

Të penguarit e pikëllimit, të mbajturit në vete, fshehja do të thotë të mos e shfrytëzosh një mënyrë të cilën Zoti e dha që të lirohemi nga trysnia që na e krijon ndjenja e hidhërimit. Kur njeriu qanë, pa marrë parasysh a është burrë apo grua, dhimbja lehtësohet.

Por, binduni që ilaçi më i  mirë për dhembjën e zemrës është lehtësimi që ofron besimi në Zot. Gjithsesi, receta kryesore për dhembjën e kësaj natyre është që t’i ktheheni Zotit dhe plot besim t’i japni mendimet tuaja dhe zemrën tuaj para Tij.