Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Receta më e shijshme me tërshërë dhe pure kungulli

tërshëra

Përderisa tërshëra njihet si një ndër ushqimet më të shëndetshme,  ky kombinim së bashku me pure kungulli do t’iu lërë pa mend!

Secili përbërës në këtë recetë do ti ofrojë një shije të vecantë këtij kombinimi jo vetëm të shëndetshëm por edhe të lehtë për tu përgatitur.
Përbërësit:

3 lugë tërshërë;

gjysmë gote qumësht bajamesh, ose qumësht pa yndyrë;

¼  e gotës pure kungulli;

1 lugë mjaltë;

½ e lugës kanellë;

½ e gotës arra;

Mënyra e përgatitjes;

1. Kombinojeni tërshërën me qumësht dhe zijeni për pak minuta në temperaturë të mesme. Përzijeni ngadalë herë pas here për 2-3 minuta.

2. Shtoni puren e kungullit dhe kanellen.

3. Dekorojeni me mjaltë dhe arra sipas shijës.

Mëngjesi juaj është gati!
/Unik Portal/