Highlight Receta

Receta më e mirë italiane për salcën Marinara

receta

Me siguri keni dëgjuar për salcën Marinara e cila përdoret për shumë receta italiane. Shikojeni mënyrën e përgatitjes:

Përbërësit;

2 kanaqe sos domatesh ( me copa domatesh );

½ qepë e verdhë –e prerë;

8 thelpinj hudhre;

1 gjethe dafine;

1/3 gotës gjethe të freskëta borziloku;

4 lugë gjelle vaj ulliri;

Kripë sipas dëshirës;

Mënyra e përgatitjes;

Nxejeni një tenxhere të madhe e të thellë në zjarr të ulët. Shtoni vajin e ullirit dhe qepën e preë imët me pak kripë deti. Lëreni të piqen për rreth 10 minuta, duke pasur kujdes që të mos digjet.
Përziej edhe thelpinjtë e hudhrës dhe lejoni që të përzihet me vaj për 30 sekonda.
Përdorni duart e juaja dhe shtypini domatet teksa i hidhni në tenxhere ku janë hudhrat dhe qepa.
Shtoni gjethen e dafinës dhe tufat e borzilokut dhe pastaj ulni temperaturën. Mbulojeni gjysmë me një kapak dhe lëreni në temperaturë të ulët për rreth një ore. Përzieni herë pas here që të siguroheni se copat e domates nuk do të ngjiten në fund. Pasi që salca të jetë gati spërkateni me kripë deti, pak vaj ulliri dhe borzilok të freskët. Kjo salcë mund të qëndrojë në frigoriferin tuaj deri në një jave.

Shërbejeni me pastat e juaja të preferuara.