Highlight Receta Shëndeti

Receta e vezëve ‘djallëzore’

receta

A keni parë vezë më të çuditshme? Këto janë vezët e quajtuara vezët djallëzorë. Një recetë shumë e lehtë dhe e shpejtë.

Përbërësit:

6 vezë të ziera;
Kripë dhe piper;
2 lugë gjelle majonez;
1 lugë gjelle senf;
2 lugë gjelle ujë të trangujve turshi;
Piper i kuq.

Mënyra e përgatitjes:

1. Pasi ti keni zier vezët, largoni lëvoren e tyre dhe preni në dy pjesë.

2. Me një lugë ngadalë largoni të kuqen e vezës nga pjesa e bardhë dhe vendosni ato në një enë. Me një pirun ndrydhini në copa të vogla, shtoni majonezin, senfin, ujë turshie dhe përzini derisa të krijohet një përbërje e kremozur.

3. Me një lugë, mbushini të bardhat e vezëve. Dekoroji me piper të kuq, dhe servoni.