Highlight Receta

Receta e ëmbëlsirës më të shijshme: Tiramisu e shpejtë

ëmbëlsirë

Kjo recetë 5 minutëshe nuk kërkon asgjë të komplikuar. Ju mund ta përfundoni atë shumë shpejt dhe si përfundim do të keni një tiramisu shumë të shijshme që të gjithë do ta pëlqejnë. Unik Portal ju sjellë përbërësit që ju nevojitën dhe mënyrën e përgatitjes:


Përbërësit:

1 paketim hopla/pana e ëmbël;
1 paketim Mascarpone;
2-3 lugë sheqer;
1 lugë vanilla sheqer ose ekstrakt vanilleje;
2 ½ e gotës kafe e rëndë dhe e ftohur;
200 gr biskota italiane ladyfingers;
Kakao pluhur.

Mënyra e përgatitjes:

1. Përzieni hopla-n me mikser elektrik, sheqerin dhe vanilla sheqerin së bashku në një enë. Më pas përzieni së bashku edhe mascarpone-n.

2. Vendoseni kafenë në një enë të cekët. Futini biskotat në kafe dhe filloni ti renditni në një enë katrore. Kjo ëmbëlsirë është mjaft e lehtë, thjesht nevojitet që së pari ti renditni biskotat pastaj derdhni përbërjen në mes, prapë një rend biskota dhe një rend të përbërjes së kremit. Përfundojeni me krem.

3. Mbulojeni dhe futeni në frigorifer për të paktën 2 orë. Mbulojeni me kakao para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë!/Unik Portal/