Highlight Lifestyle Të tjera

Qesh gjithmonë, hidh pas krahëve problemet

qesh

A mund të povoni të silleni sikur tashmë ndiheni ashtu si dëshironi. Mos prisni derisa kjo ndjenjë t’ju motivojë. Mund të zgjasë shumë. Shumica prej nesh besojnë se një emocion si lumturia, vjen në fillim. Më pas ne veprojmë, duke reaguar ndaj këtij emocioni të caktuar. Nuk është kështu. Emocioni vjen njëkohësisht me veprimin. Kështu, nëse doni të ndiheni i entuziazmuar, mund ta arrini duke u sjellë sikur të jeni tashmë të entuziazmuar. Ndonjëherë duhet të kalojë një minutë derisa sa të ndodhë. Por nëse këmbëngulni funksionon gjithmonë, pavarësisht sa qesharak mund t’ju duket se  po bëheni.

Ndihuni i qeshur, nëse doni të ndiheni i lumtur. Gjeni këngën më të gëzueshme që dini dhe këndojeni. Funksionon.

Ndoshta në momentet e para jo gjithmonë, por nëse e vazhdoni, funksionon. Shtiruni derisa ta arrini. Shpejt, teksa po këndoni i lumtur, do të kuptoni se sa kontroll keni mbi emocionet tuaja.

Vetë e qeshura mund t’ju bëjë të qeshni. Sekreti i lumturisë fshihet pas kësaj fjalie të fundit. Por të rriturit nuk e pranojnë gjithonë këtë. Ata duan që fëmijët të kenë arsye për të qeshur. Por ju mund ta ktheni prapë atë vlerësim për spontanitetin e gëzueshëm. Mund të duam të përballemi me pyetjen, “Cila gjë më bën më shumë të këndoj? Dhe më pas kuptoni përgjigjen: “Të kënduarit”. Çfarë ju sjell në humor për të kërcyer? Kërcimi.

Herën tjetër që do t’i kërkoni dikujt për të kërcyer dhe ata thonë, “Nuk më vjen të kërcej,” ju mund t’ia ktheni: “Epo kjo është ngaqë nuk po kërcen.”/Unik Portal/