Highlight Meditimi

Qëndrimi në një këmbë, ushtrime për shëndetin

Justin Choo

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta mbajtur trupin të shëndetshëm, përveçse për të ushtruar.

Justin Choo, një meditues 60 vjeçar bën thirrje për një qasje të disiplinuar rreth shëndetit tuaj.

“Unë nuk pres që të gjithë të jenë si unë dhe të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme me stërvitje adekuate dhe ushqim të duhur, por të paktën të gjithë, sidomos të moshuarit, duhet të bëjnë një formë të thjeshtë të ushtrimit për të mbajtur trupin të funksionojë siç duhet.”

 

Qëndroni në një këmbë me sy të mbyllur për 10 sekonda. Bëni këtë për secilën këmbë.

Pra, cilat janë përfitimet e kësaj pozite? Ju mund të mendoni se vetëm zogjtë si lejlekët dhe flamingot e bëjnë këtë qëndrim të çmendur. Lexoni  më poshtë.

Përfitimi më i dukshëm i qëndrimit në një këmbë është padyshim aftësia për të mbajtur ekuilibrin në çdo kohë. Nëse jeni fillestar, do të vëreni se nuk do të jeni në gjendje të qëndroni në një këmbë as për vetëm 5 sekonda; për të mos përmendur me të dy sytë mbyllur! Kjo nuk do të thotë që nuk jeni të shëndetshëm. Trupi juaj thjesht nuk është i trajnuar për të ruajtur ekuilibrin e duhur në çdo kohë.

 

Qëndrimi në një këmbë është kaq i rëndësishëm saqë kinezët kanë një emër të veçantë për të: “Gjeli i Artë qëndron në një këmbë” ose “Jin Ji Du Li”. Është gjetur se praktika e vazhdueshme si kjo me dy sytë e mbyllur mund të parandalojë sëmundjen e quajtur dementia që prekë të moshuarit.