Highlight Shëndeti

Pyetjet më të kërkuara mbi shëndetin në Google në vitin 2018

shëndeti

Pavarësisht nga fakti që kërkimi I simptomave tuaja shëndetësore në Google nuk është gjithmonë ideja më e mirë, njerëzit rregullisht kërkojnë në internet përgjigjet e pyetjeve të dilemave shëndetësore.

Sipas CNN, Google lëshoi listën vjetore të pyetjeve të lidhura me shëndetin bazuar në të dhënat e mbledhura në mes të janarit dhe mesit të dhjetorit të vitit 2018.

Ja një vështrim në pyetjet shëndetësore që shumica e njerëzve po kërkonin në vitin 2018.

1. Çfarë është dieta KETO?

Dieta KETO është më e përfolura këtë vit. Dieta keto shkakton ketosis, një proces në të cilin mëlçia konverton yndyrën në ketone, të cilat trupi përdor për energji në vend të glukozës. Kjo jo vetëm që lejon trupin tuaj të djegë dhjamin, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshën e ujit. Një diete shumë e efektshme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

2. Çfarë është sëmundja ALS?

Ka disa arsye që njerëzit ishin kurioz për ALS, një sëmundje që ndikon në sistemin nervor, ngadalë duke shkatërruar qelizat nervore me kalimin e kohës.

E para ndodhi kur Stephen Haëking vdiq nga sëmundja në maj. Fizikanti pritej të jetonte vetëm disa vjet pasi u diagnostikua me ALS në moshën 21 vjeçare, por ai jetoi 76 vjeç.

3. Çfarë është endometrioza?

Këtë vit, disa të famshëm folën hapur për betejat e tyre me endometriozën, një sëmundje në të cilën indet që normalisht e rrethojnë mitrën rriten në pjesën e jashtme të organit. Yjet duke përfshirë Gabrielle Union, Lena Dunham dhe Halsey folën në mënyrë specifike rreth asaj se si kjo sëmundje ka ndikuar në fertilitetin e tyre.

4. Sa zgjatë gripi?

Për fat të keq, është e pamundur të vendosësh një kornizë kohore specifike në të, pasi ekzistojnë një numër faktorësh. Në përgjithësi, Health Daily raporton se gripi mund të zgjasë një deri në dy javë, me simptomat që zgjasin për një javë shtesë.

5. Sa gjatë qëndron Marihuana në urinë?

Sa i përket asaj se sa kohë mbetet droga në sistemin tuaj, Healthline raporton se Marihuana qëndron në urinën tuaj deri në 30 ditë pas përdorimit, varësisht se sa shpesh e pini atë. Për përdoruesit e përditshëm, mund të zbulohet deri në tre muaj pas përdorimit.