Familja Highlight Lifestyle Të tjera

Pyetje për fëmijët tuaj që të njohin vetën më mirë

fëmijët

Jo më kot thuhet që zhvillimi personal fillon qysh si fëmijë. Nëse ju dëshironi të ndihmoni fëmiun tuaj që të bëhët një person i suksesshëm në të ardhmën, atëherë keni mjaft punë për të bërë. Njohja e vetës është një nga detyrat e para që duhet ti jepni fëmiut tuaj. Bazohuni në këto pyetje dhe bëjini ata të kuptojnë se kush janë ata? Natyrisht që personaliteti i fëmiut tuaj do të zhvillohet hap pas hapi, dhe bashkë me rritjen e tij do të ndryshojnë edhe shumë nga përgjigjet e tyre, mirëpo ky është një nga hapat e rëndësishëm që duhet marrë që fëmiu juaj të kuptojë që para së gjithash duhet ta njohë vetëveten!

Këtu janë disa nga pyetjet që mund ti bëni fëmijëve tuaj për ti bërë ata të kuptojnë më shumë rreth vetës së tyre.

1. Nëse do të mund të jetoje kudo në botë, ku do të ishte ky vend? Dhe pse?

2. Cilat janë qëllimet e tua për këtë vit shkollor?

3. Çfarë të pëlqen të bësh për tu kënaqur?

4. Nëse do të kishit vetëm një dëshirë, cila do të ishte ajo?

5. Me kë do të bisedosh nëse ke një problem? Dhe si të ndihmon ky person?

6. Çfarë të pëlqen tek vetja yte?

7. Cili është libri yt i preferuar? Po kafsha? Po filmi? Ngjyra? Ushqimi?

8. Cili është momenti më i lumtur për ty?

9. Cfarë të pëlqen në shkollë? Po çfarë nuk të pëlqen?

10. Nga cka frikësoheni?

11. Nëse nuk do të ndiheshit i turpëruar, çfarë do të bënit?

12. Ku ndihesh më i sigurtë?

13. Çfarë do të thotë dështimi për ty?

14. Cili është reagimi yt nëse dikujt nuk i pëlqeni?

15. Për çfarë je faleminderues në jetën tënde?