Highlight

Pudingu dy-ngjyrësh që duhet provuar

By Bleona Foniqi

December 28, 2017

Një recetë mjaft e lehtë për tu përgatitur dhe që mund ta përdorni në çdo rast qoftë ai festiv, apo thjesht dëshironi ta shijoni një puding të shijshëm.

Përbërësit:

Puding me fruta mali; (ose sipas dëshire) Puding çokollate; (ose sipas dëshire) Qumësht; Sheqer.

Mënyra e përgatitjes:

Përgatisim në fillim pudingun me fruta mali në mënyrën që është e shkruar në paketim. Gotat i vendosim në një pozitë anash në një enë që është e dedikuar kryesisht për kupëza.

Lërini në frigorifer për rreth një ore. Gjatë kësaj kohe mund të përgatisni pudingun e çokollatës ose me shije tjetër që keni zgjedhur.

Kur të vendosni pudingun përmbi kthejini gotat në pozitën e duhur dhe lërini në frigorifer për rreth gjysmë ore.

Ju bëftë mirë!