Highlight Receta

Puding vanilleje në shtëpi, dashurohuni në këtë recetë

puding

Janë dy tipa të njerëzve në këtë botë. Ata që adhurojnë cokolatat dhe ata që adhurojnë vanillën. Nëse bëni pjesë në tipin e dytë, atëherë me siguri do të dashuroheni në këtë recetë. Shikoni se si mund të përgatisni puding vanilleje në shtëpi.

Përbërësit:

2/3 gotës sheqer;
¼ niseshte;
¼ e lugës së cajit kripë;
2 2/3  e gotës qumësht;
4 të kuqe të vezës;
4 lugë të cajit vanilla sheqer ose ekstrakt vanilleje;

Mënyra e përgatitjes:

1. Në një enë të thellë përziejmë bashkë sheqerin, niseshten dhe kripën.

2. Në një enë tjetër përziejmë të kuqet e vezëve mirë, dhe pastaj i kthejmë edhe qumështin.

3. Qumështin dhe vezët e përziera ktheni në enën ku gjinden përbërësit e thatë si sheqeri, niseshtja dhe kripa. Përzijeni mirë deri sa nuk të mbetë asnjë fluskë.

4. Në një tigan ktheni përbërjen, dhe vendoseni në temperaturë të mesme. Përzijeni vazhdimisht deri sa të fillojë të trashet.

5. Zijeni për rreth 1 minute duke e përzier.

6. Largojeni nga zjarri dhe përzijeni bashkë me vanillen.

7. Vendoseni në pjata të vogla dhe mbulojini ato me qese të plastikës që të mos formojnë shtresë. Dhe pudingu juaj është gati pas ftohjes./Unik Portal/