Highlight Të tjera

Pse vazhdimisht lexojmë lajme të këqija?

lajme të këqija

Ndërkohë që lajmet dhe çështjet aktuale sot shfaqën në forma nga më të ndryshmet, dhe mënyra e qasjes në to është më e madhe se asnjëherë më parë, lajmet negative janë prezente gjithandej.  Brenda 24 orëve ne pranojmë qindra lajme përmes rrjeteve sociale dhe forma të tjera të shpërndarjes së lajmit. Varësia ndaj këtyre lajmeve tashmë ka mbërri në një fazë tepër shqetësuese dhe çdo kush e gjen vetën gjatë gjithë ditës duke klikuar në internet histori negative nga më të ndryshmet.

Por, pse si krijohet varësia ndaj lajmeve të “këqija” dhe pse priremi të shohim imazhe dhe të lexojmë lajme negative ani pse e hetojmë se ato s’po na bëjnë të ndihemi mirë?

Sipas Jaimie Bloch, psikologe kryesor dhe ekspert i sjelljes në Psikologjinë MindMovers në Sidnei, ka disa arsye pse nuk mund të largohemi nga këto lajme.

“Një shpjegim popullor quhet teoria e transferimit të ngacmimit. “Teoria e transferimit të ngacmimit sugjeron që një emocion i fortë – edhe nëse është neveri ose tronditja – mund të nxisë sistemin tonë nervor, të cilin trupi ynë e interpreton si shpërblim, pavarësisht se çfarë emocioni krijon”.

Teoria sugjeron se “emocionet” e mbetura nga një lajm mund të transferojnë përgjigjet nxitëse të sistemit nervor dhe ta shoqërojnë atë me një emocion tjetër.

 

 

Nganjëherë është më e komplikuar se kaq, dhe ‘varësia’ ndaj lajmit të keq qëndron në instinktet tona vetë-mbrojtëse. “Ne jemi të programuar neurologjikisht për të skanuar mjedisin tonë për stimuj negative, ose çdo gjë që është një kërcënim për mbijetesën tonë.

Pas artikujve negativë,që lexojmë, krijojmë ndjenjën se po mësojmë se si të vetë-mbrohemi.

Bloch thotë se “Mbledhja e një informacioni të tillë flet me instinktet tona vetë-mbrojtëse – ne duam të dimë se sa larg mund të shtyhet trupi dhe psikika njerëzore pa u prishur.

Është universale që ne kemi një interes të lindur në mjedise potencialisht të rrezikshme dhe prandaj pas lajmeve dhe ngjarjeve negative në botë është pjesë e këtij tipari bazë të mbijetesës njerëzore.

Por, ka edhe një shpjegim tjetër më të drejtpërdrejtë për mënyrën pse ne ndjekim këto rrëfime të hidhura. E gjitha është për “rritjen” e adrenalinës që na japin. Kur lexojmë apo shikojmë diçka që është kaq e fuqishme sa që shkakton emocione të forta, ne tentojmë të kemi një reagim të brendshëm, dhe përmes lëshimit të adrenalinës në sistemin tonë të brendshëm nervor, ne bëhemi të “lidhur” me çfarëdo informacioni që mund të gjejmë në këto ngjarje.

Adrenalina është një hormon që prodhon një efekt të fuqishëm, stimulues dhe të varur në trurin e njeriut, dhe “goditja” që mund të përjetojmë kur lexojmë tregime negative mund të veprojë si një shpërblim për sistemin tonë të brendshëm, që shpjegon pse vazhdojmë të lexojmë më shumë.