Highlight Lifestyle Shtëpi / Dekor

Pse uthulla është produkti më i mirë i pastrimit?

uthulla

Uthulla përveq përdorimit të gjerë në kuzhinë për salca e receta të ndryshme mund të jetë mjaft e vlefshme edhe në aspektin e pastrimit. Ajo me të vërtetë mund të jetë një ndër produktet më të mira të pastrimit. Kur krahasoni uthullën me pastruesit e tjerë atëherë do të kuptoni se uthulla: është shumë më e lirë, është jo-toksike, dhe naturale.
Unik Portal ju sjellë disa përdorime të uthullës për pastrimin e shtëpisë suaj.

1. Lavaman i mbyllur;

Nëse lavamani juaj është mbyllur atëherë nuk keni nevojë të përdorni produkte shumë të shtrenjta për ta zhbllokuar atë, në vend të kësaj merrni gjysmë gote sodë buke me një gotë uthulle. Pasi të largohet shkuma e fituar, pastrojeni lavamanin me ujë të nxehtë dhe do të vëreni që tashmë është zhbllokuar!

2. Pastrues i shportës së mbeturinave;

Shportat e mbeturinave natyrisht që nuk mbajnë aromë të mirë. Për të larguar këtë aromë të pakëndëshme merrni një copë buke të vogel zhyteni në uthull dhe vendoseni në fund të shportës dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes largojeni copën e bukës dhe do vëreni që aroma e keqe është larguar.

3. Dezinfektues;

Me siguri që dollapi juaj është I mbushur me pastrues nga të gjitha llojet e nga më të shtrenjtit. Porn ë fakt uthulla është e gjitha që ju duhet.

4. Largon insektet;

A është mbushur shtëpia juaj përplot me insekte? Atëherë mbusheni një gotë të vogël me uthull, mbulojeni me një qese të hollë, dhe shpojeni qesën në disa vende për të krijuar një kurth për insektet.

5. Pastroni syzet;

këtë me siguri nuk e keni dëgjuar, por nëse shenjat po pengojnë shikimin tuaj atëherë syzet tuaja duhen pastruar. Merrni një pecetë dhe pastrojini ato me pak uthull. Menjëherë do të vëreni ndryshimin./Unik Portal