Highlight

Pse njerëzit ankohen se lutjet e tyre nuk janë dëgjuar nga Zoti?

Zoti

Asnjë lutje, e lutja nuk është asgjë më shumë se një deklarate e zellshme e asaj që është, nuk mbetet pa përgjigje. Çdo lutje, çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo grindje, është krijuese.

Deri në shkallën kur ajo konsiderohet e vërtetë, deri në atë shkallë do të pasqyrohet në përvojë.

Kur thuhet se lutja nuk u dëgjua, ajo që në të vërtetë ka ndodhur është se mendimi, fjala apo ndjenja më e shkëlqyer kanë filluar të veprojnë.

Por ju duhet ta dini një gjë, e këtu është sekreti, se çdo herë ai mendim që ekziston pas të ashtuquajturit “Mendimi fillestar” është mendim që sundon.

Andaj, nëse luteni e përbetoheni, ka shumë pak mundësi që ta përjetoni atë që keni zgjedhur, sepse “Mendimi fillestar” pas çdo lutje është ai se nuk e keni atë që doni.

Ai “Mendimi fillestar” bëhet realiteti juaj.

Besimi i pa rezervë se Zoti do ta dëgjojë çdo dëshirë është shumë i rëndësishëm. Disa njerëz e kanë këtë besim, por janë të pakët.

Lutja është shumë më e lehtë kur, në vend të besimit se Zoti çdo herë do të thotë “po” në çdo kërkesë, individi e kupton intuitivisht se kërkesa nuk është e nevojshme. Atëherë lutja është lutje e deklarimit të mirënjohjes, por nuk është asesi lutjet.

Roli i Zotit nuk është të krijojë rrethanat dhe kushtet e jetës. Ju ka krijuar sipas imazhit të vet.

Të tjerat i keni krijuar vet përmes fuqisë që jua dha Zoti. E krijoj procesin e jetës dhe jetën sic e njihni.

Ju ka dhënë lirinë e zgjedhjes, jetoni ashtu siç dëshironi.