Highlight Të tjera

Pse është e rëndësishme të thoni “Faleminderit”

faleminderit
Ju jeni të sjellshëm. Ju thoni “ju lutem” dhe “faleminderit” madje “më falni”. Ju përpiqeni të mos jeni të vrazhdë ndaj njerëzve dhe mbani derën hapur për të tjerët. Por pse është e rëndësishme dhe cila është arsyeja juaj për të qenë i sjellshëm?

Disa njerëz nuk janë shumë të sjellshëm për të tjerët, por për përfitime egoiste. Për ata njerëz që janë të sjellshëm është një lloj forme për të treguar “se sa të mirë janë””. Këta njerëz zakonisht janë të sjellshëm me të huajt dhe jo me familjen e tyre. Ka disa njerëz që veprojnë  sjellshëm, por vetëm për një lloj shpërblimi ose vetë-kënaqje.

Disa njerëz janë të sjellshëm, sepse janë mësuar të jenë ashtu. Ka njerëz që janë të sjellshëm, sepse ndihmojnë të tjerët. Pastaj ka të atillë që e dinë se me pak  mirësi mund të ndryshojnë ditën e një tjetër dhe nganjëherë edhe një jetë.

Si mund të ndryshoj jetën tuaj fjala “faleminderit”

Nëse jetoni një jetë për të thënë faleminderit me një buzëqeshje ose me fjalë, atëherë mund ta ndryshoni botën. Një buzëqeshje e thjeshtë mund të përhapet shpejtë. Duke thënë “faleminderit” me zemër ju ndryshoni jo vetëm jetën tuaj, por edhe të atyre që keni përreth. Duke u falendëruar, ju mund të ndryshoni një ditë shumë të keqe në një ditë gëzimi.

Pse është kaq i rëndësishëm  qëndrimi i juaj mirënjohës?

Duke shprehur mirënjohjen tuaj për dikë që ju ka ndihmuar, ju jeni duke bërë më shumë sesa duke thënë një falënderim themelor. Ju po ndani një pjesë të zemrës suaj. Për personin që merr atë dhuratë prej jush, ata do ta vërejnë këtë, edhe nëse  nuk ndodhë po atë ditë.

Shikoni përreth të gjitha gjërat në jetën tuaj për të cilën ju duhet të jeni mirënjohës. Edhe nëse mendoni se keni pak për të falënderuar, shikoni rrobat që ju mbani, njerëzit që kujdesen për ju. Mund të arrini dhe të thoni në sajë të njerëzve në jetën tuaj, ka një fuqi në fjalët e përzemërta të mirënjohjes.

A duhet të themi “faleminderit”për gjëra të vogla?

Kur fillon të thuash faleminderit për gjërat e vogla, gjërat më të mëdha kanë një mënyrë më të lehtë për t’u shfaqur. Nuk do të ndodhë brenda natës. Por, duke vënë re gjërat e vogla dhe duke i çmuar ato, , bëheni më të hapur ndaj hapave të mëdhenj që sjellin gjëra të mëdha./Unik Portal/