Highlight Natyrë & Turizëm

Pse duhet të vizitoni Athinën gjatë pushimeve dimërore?

pushime dimërore
Kur mendoni për Greqinë, me siguri që mendja do t’iu shkojë tek plazhet dhe ishujt grek. Ose nëse jeni një person qytet-dashës atëherë me siguri që do të parafytyroni Athinën përrallore e antike. Sidoqoftë në të dy rastet keni parafytyruar turmat e mëdha të turistëve, e temperaturat tejet të larta. Tani imagjinoni skenat po të njëjta vetëm në dimër. Një ndër arsyet kryesore pse Athina duhet vizituar gjatë kësaj stine.

Disa nga arsyet e tjera se pse Athina duhet vizituar në dimër janë:

1. Të gjitha atraksionet janë të hapura edhe pse konsiderohet si sezon i ulët. E mira e të vizituarit në dimër është se ju do të shihni të gjitha pamjet e njëjta sit ë tjerët por me shumë pak turistë e turma të mëdha.

2. Fluturimet janë shumë të lira. Zakonisht në stinën e dimrit fluturimet për në Athinë janë mjaft të lira në krahasim me stinën e verës.

3. Qyteti I Athinës edhe në dimër, mbetet një ndër qytetet më të ngrohta Evropiane, sidoqoftë duhet ta keni parasysh që temperaturat mund të bijnë.

Gjërat që mund të bëni në Athinë gjatë dimrit:

– Vizitoni Acropolisin.

– Vizitoni muzenë e ri të Akropolisit.

– Vizitoni restaurantet dhe baret.

– Humbni në rrugët e Athinës.

– Shikoni fishekzjarret e shumta gjatë natës së vitit të ri.