Highlight Shëndeti

Pse duhet të mbani limon në dhomën tuaj të gjumit?

limon

Limoni është një “ilaç” i vërtetë për një shëndet të mirë. Vitamina C që ai përmban është një antioksidant i rëndësishëm, i cili ndihmon pastrimin e trupit nga radikalet e lira. Këto radikale të lira mund të shkaktojnë dëmtimin qelizor, duke çuar në sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të tjera serioze. Vitamina C është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë.

Lëngun e limonit e gjejmë në shumë përdorime,megjithatë ka edhe një mënyrë përdorimi për të cilën ndoshta nuk keni dëgjuar më parë.

Bëhet fjalë për efektet që jep limoni për një gjumë të rehatshëm.

Pra e tëra që duhet të bëni është të ndani përgjysmë një limon dhe ta mbani atë pranë shtratit tuaj të gjumit.

Limoni ndihmon që ju të merrni frymë më lehtë, e përmirëson cilësinë e ajrit sepse ka një aromë mahnitëse.

Limoni është ndër produktet më të përshtatshme për aromateapi duke ju ofruar relaks dhe ripërtrirje të tërë trupit e mendjes.

Të sëmurit me kancer, dhimbje koke dhe probleme me reumën po ashtu këshillohen që të lënë në dhomën e tyre të gjumit copa limoni.

Limoni nxitë prodhimin e serotoninës. Serotoni është hormoni i lumturisë, dhe kështu ju e ndihmoni vetën për të qenë sa më pak depresiv.

Dhe, krejt në  fund, insektet si milingonat dhe mushkonjat e urrejnë erën e limonit, prandaj kjo do të jetë po ashtu një përparësi, që limonin ta mbani gjithmonë në dhomën tuaj të gjumit.