Highlight Të tjera

Pse duhet të flemë 8 orë gjumë?

gjumi

Dinamika e jetës që bëjmë sot e dikton shumë kohën që ia kushtojmë vetës për pushim dhe relaks, megjithatë preferohet që të mos e anashkalojmë kujdesin ndaj vetës dhe të ndajmë disa orë për të pushuar dhe për të rimarrë energji.

Megjithëse çdo person është i ndryshëm, është konstatuar kohë më parë që secilit i duhen 8 orë gjumë për të qenë energjik gjatë ditës dhe për të përballuar orë tjera të ditës pa gjumë.

Ata që flenë 8 orë e kanë më mirë të balancuar kohën e pushimit dhe orëve të tjera me aktivitete ditore. Por, shumica e njerëzve flenë më pak se  tetë orë, dhe pastaj përpiqen të rifitojnë kohën e gjumit duke fjetur më shumë se tetë orë. Kjo gjë nuk lejon mbushjen e trupit me energji as me karikimin e qelizave të trupit.

Prandaj, bëjani vetës këtë të mirë, pushoni 8 orë në gjumë dhe ruani shëndetin tuaj.