Highlight Shëndeti

Pse depresioni i bën njerëzit të zemëruar?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 300 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Është shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në nivel global dhe, në rastin më të keq, mund të çojë në vetëvrasje. Megjithatë, ka trajtime efektive për depresionin, duke përfshirë barnat dhe terapi të tjera.

Simptomat e zakonshme përfshijnë:
-Humbje e energjisë;
-Ndryshim në oreks;
-Çrregullime gjumi;
-Ankth;
-Mungesë koncentrimi;
-Shqetësimi I vazhdueshëm;
-Ndjenja se nuk vleni, ose mungesa e shpresës;
-Mendime për vetëvrasjen;

Ju mund të vëreni se zemërimi nuk është në listën e simptomave të zakonshme të depresionit, por disa njerëz zemërohen lehtë si pasojë e depresionit. Unik sot shqyrton arsyet pse njerëzit me depresion mund të ndjehen të zemëruar dhe si mund ta trajtojnë këtë problem.
Sipas një artikulli në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare për Bioteknologji, depresioni është shumë më tepër sesa thjesht trishtim. Disa njerëz me depresion prezantohen me zemërim të hapur ose të shtypur.
Megjithatë, njerëzit që kanë depresion shpesh nuk janë vetëm të zemëruar me veten e tyre; ata janë të zemëruar me botën. Ata që vuajnë nga depresioni kanë tendencë që të ketë një botëkuptim negativ, që mund të çojë në ndjenja të furishme në çdo situatë e përballje.

Depresioni shfaqet kur njerëzit fillojnë të humbin shpresën në botë dhe të ndjehen se ata nuk mund të ndryshojnë gjë.
Zemërimi mund të jetë reagimi ynë natyror kundër depresionit.

Dr. Firestone vazhdon të thotë se njerëzit me depresion zakonisht kanë “zërat kritikë të brendshëm” që i bëjnë ata të ndjehen të padenjë dhe të mbuluar më turp.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se zemërimi si një simptomë e çrregullimeve emocionale ka “pasoja negative, duke përfshirë edhe peshën e madhe.
Pra, një mënyrë për t’u marrë me ndjenjën e zemërimit për shkak të depresionit është të analizoni mendimet tuaja negative dhe të kuptoni se nga vijnë. Pastaj, filloni të shihni veten si mik dhe mendoni se si do të ndiheni nëse një mik foli keq për ty. Derisa filloni të zhvilloni një miqësi të vërtetë me veten dhe praktikoni vetëdashje dhe dhembshuri, do të vini re se mendimet negative fillojnë të largohen.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të mohoni emocionet tuaja. Përkundrazi, përpiquni të ndani veten nga mendimet tuaja dhe të bëheni vëzhgues i tyre. Kjo do t’ju tregojë se mendimet tuaja nuk kanë aq shumë pushtet mbi ju, siç mund të keni menduar më parë.

Ja çfarë mund të bëni për ta tejkaluar këtë situatë.
Ushtrimet:
Lëvizja e trupit tuaj është një mënyrë e mrekullueshme për lirimin e endorfineve dhe niveleve të ulëta të stresit, të cilat do të ndihmojnë në balancimin e mendjes tuaj dhe eliminimin e ndjenjave negative.
Shkruani mbi emocionet tuaja:
Shprehja e emocioneve në një ditar mund t’ju ndihmojë të arrini një perspektivë të re rreth zemërimit tuaj. Shkrimi i mendimeve tuaja mund t’ju lejojë të kuptoni se nga vjen zemërimi juaj.
Bisedoni me dikë:
Nuk është turp të bisedoni me dikënd për atë që po përjetoni. Ai mund të jetë një psikolog, therapist, motivues, mik I mirë apo ndonjë person tjetër I veçantë për ju.

Mohimi i ndjenjave tuaja ose përpjekja për t’i fshehur ato vetëm sa do ta keqësojë gjendjen tuaj. Këta hapa mund t’ju ndihmojnë të mësoni se si të përballoni depresionin dhe ta kaloni atë më lehtë.