Dashuria Highlight

Pse David dhe Victoria Beckham janë çifti më perfekt? Dhe çfarë mund të mësojmë për martesën nga ta?

çift përfekt


Në 1997 David Beckham po ngjitej në karrierë si futbollist. Kurse ajo filloi të trondiste botën me muzikën e saj si pjesë e grupit ‘Spice Girls’.

Kur ata dytë filluan të takoheshin, i gjithë fokusi i mediave ishte tek ky çift i ri.

Edhe pse dashuria duket të ftohet në gjithë atë presion, ata dytë i qëndruan besnik martesës së tyre tash e 19 vite.

Këto 19 vite të jetës së tyre së bashku, ata u përballuan shumë sfidave. Mirëpo dytë mbështetën karrierat e partnerëve.

Ata kanë një pasuri prej $900 milionësh.

Ky çift gjithmonë na inspiron me dashurinë që kanë për njëri tjetrin.

Dashuria e tyre u përngjan përrallave!

Por cili është sekreti i kësaj lidhjeje kaq të gjatë e të ‘shëndetshme’ dashurore?

Një martesë e suksesshme kërkon dedikim ndaj partnerit.

“David dhe unë e respektojmë faktin që të dytë jemi mjaft të zënë, dhe drejtojmë biznese të suksesshme, por shpesh i ndalim telefonat dhe vetëm flasim.” Tha Victoria.

Sipas David çdo martesë ka sfidat e veta.

“Natyrisht që të gjithë bëjmë gabime. Dhe ka kohë kur martesa ndodhet në një fije peri. Mirëpo me përkushtim çdo pengesë largohet.”