Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Procesi i krijimit sipas Rhonda Byrnes

Rhonda Brynes

Procesi i krijimit sipas Byrne-s është të ndjekësh hapat që dëdshiron.

Sipas shkrimtarës më famë botërore, Rhonda Byrne, për të realizuar diçka që dëshiron, duhet të djekësh hapat e thjeshtë të krijimit.

Rruga është gjithmonë e njëjta, edhe kur dëshiron të vijë diçka drejt teje, edhe kur dëshiron ta ndryshosh diçka që nuk të pëlqen.

Imagjino; përdore mendjen tënde për t’u përqendruar dhe për ta imagjinuar dëshirën tënde. Imagjinoje vetën tënde duke  ejetuar atë dëshirë, duke bërë dicka me të. Imagjinoje atë dëshirë të përmbushur.

 Ndje; ndërkohë që imagjinon, ti duhet të ndjeshë dashuri. Ti duhet ta imagjinosh dhe ta ndjesh dëshirën tënde,ta imagjinosh dhe ta ndjesh duke e përjetuar atë dëshirë. Ta imagjinosh dhe të kësh ndjesinë e të bërit diçka me atë dëshirë.ta imagjinosh dhe ta ndjeshë atë dëshirë të përmbushur.

Imagjinata jotë bën lidhjen me atë që ti dëshiron. Dëshirat dhe ndjenjat krijojnë magnetizmin, fuqinë magnetike, e cila e tërheqë dëshirën drejt teje.

Kjo kompleton pjesën tënde në procesin e i krijimit,

Prano;  forca e dashurisë do të veprojë nëpërmjet forcave të dukshme e të padukshme të natyrës për të sjellë te ti atë që dëshiron. Kjo forcë do të përdorë rrethanat, ngjarjet, si edhe njerëzit për ta realizuar.

Çfarëdo që dëshiron, duhet ta duash me gjithë shqpirt. Dëshira është dashuri. Dhe, nëse nuk ke një dëshirë të zjarrtë në zemrën tënde, nuk do të kesh fuqi të mjaftueshme për të ndezur forcën e dashurisë.

Duhet ta dëshirosh me të vërtetë diçka. Ashtu si sportisti sportin, ashtu si kërcimtari kërcimin apo piktori bën ikturën. Duhet ta dëshirosh me gjithë shpirt. Sepse, dëshira është një ndjenjë dashurie dhe ti duhet të japësh dashuri, për të marrë atë që dëshiron.