Highlight Storie Inspirimi

Problemet e kanë anën e tyre pozitive!

problemet

Çdo zgjidhje ka një problem. Nuk mund të keni ose njërën ose tjetrën,. Atëherë përse themi se i urrejmë problemet?

Përse themi se duam një eksistencë pa shqetësime?

Kur dikush nuk është mirë nga ana emocionale, përse themi, “Ai ka probleme”?

Thellë brenda nesh, aty ku mençuria jeton, ne e dimë se problemet na bëjnë mirë.

Njëjtë ndodhë dhe me fëmijët.

Problemet u bëjnë mirë edhe aty. Duke zgjidhur probleme, fëmijët tanë bëhen më të pavarur. Ata do ti besojnë më shumë mendjes së tyre. Do ta shohin veten si zgjidhës problemesh.

Ne jemi supersticiozë, kur vjen puna tek problemet tona, saqë priremi tu largohemi në vend që ti zgjidhin. I kemi demonizur deri në atë shkallë saqë bëhen si monstra qe jetojnë poshtë krevatit.

Dhe, duke mos i zgjidhur ditën, dridhemi prej tyre natën.

Nëse problemet tuaja i shihni si mallkime, motivimi që po kërkoni në jetë ka për të qenë i vështirë për tu gjetur. Nëse mëson t’i doni mundësitë që problemet ju paraqesin atëherë energjia juaj motivuese do të rritet.