Highlight Të tjera

Pritshmëria dhe ligji i tërheqjes

pritshmëria

Pritshmëria është një forcë e fuqishme  tërheqëse, sepse të bën të tërheqësh gjërat. Dëshira të lodh me atë që ke qejf dhe pritshmëria e tërheqë atë në jetën reale. James Ray, thotë se shumica e njerëzve shohin gjendjen e tyre aktuale dhe thonë: “Ky jam unë.” Ky nuk je ti, por je ai që ke qenë.

Le të themi, për shembull, se nuk ke shumë para në llogarinë tënde bankare ose nuk e ke marrëdhënien që do, se shëndeti dhe forma jote fizike nuk janë në lartësinë e duhur. Ky nuk je ti, kjo është mbetja e mendimeve dhe veprimeve tua të kaluara. Pra, ne po jetojmë vazhdimisht në këtë mbetje, nëse mund ta themi kështu, të mendimeve dhe veprimeve që kemi kryer në të kaluarën.

Kur shikon gjendjen tënde aktuale dhe e përkufizon veten në bazë të kësaj, atëherë e dënon veten me po të njëjtat gjëra edhe në të ardhmen.

Pra, ajo çka jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar!