Highlight Të tjera

Premtoni vetës!

Një mënyrë tmerrësisht të efektshme për të motivuar veten është të bëni një premtim të paarsyeshëm, ti shkoni dikujt që e keni për zemër, personalisht apo profesionalisht dhe t’I premtoni dicka shumë të madhe, dicka që do të kërkojë të gjithë mundin dhe krijueshmërinë tuaj për ta realizuar.

Kur ju premtoni dicka, ai është në premti, nuk është një synim ose objektivë.

Dhe,ndjenjat që keni kur premtoni janë vërtetë të forta.

Shumë psikologë dhe filozofë kanë qenë skeptikë për ekzistencën e premtimeve për veten, dhe në fakt, vetë-premtimet duken se përballen me një dilemë. Kritikët kanë argumentuar se premtimet për veten janë konceptualisht të pamundura. Meqënëse ju vet jeni premtuesi dhe si premtues mund të liroheni nga një premtim i vetvetishëm.

Vetë-premtimet, me pak fjalë, nuk mund të jenë të vërteta, sepse ndryshe nga premtimet tona ndaj të tjerëve, ato nuk mund të krijojnë detyrime. Edhe nëse mund të tregohet se vetë-premtimet nuk janë konceptuale të pamundura, ato duket se kanë rëndësi ose efekt të vogël.

Ne i kushtojmë shumë rëndësi premtimit që ia bëjmë dikujt, të njëjtën e presim dhe nga personat që na premtojnë. Prandaj, nisur nga kjo, ne duhet të respektojmë shumë më shumë premtimet që ia bëjmë vetës.

Kurdo që I premtoni vetës, mos harroni që premtimi është i shenjtë!