Highlight Natyrë & Turizëm

Praga, një ndër qytetet më të lezetshme

praga

Ndoshta edhe nuk ja keni dëgjuar emrin shpesh më parë por Praga është një ndër qytetet më të përmendura këtë vit. Dhe e dini pse? Sepse llogaritët të jetë një ndër qytetet më të lezetshme të Evropës. Me parqet e saj të bukura, muze të ndryshëm, kështjella e arkitekturë me përplot ngjyra, padyshim që ky qytet do t’ia vlejë cdo qindarkë që shpenzoni në të. Nëse dëshironi të kaloni pushimet e juaja në Pragë, atëherë ky është udhërrëfyesi që ju duhet.

Ku duhet të shkoni?

Disa nga vendet që patjetër duhen vizituar në Pragë janë:

Muzetë: Muzeu Kafka, Muzeu Nacional, Muzeu i çifutëve në Pragë, Muzeu Karl Zeman-it, Muzeu i kohës komuniste;

Parqet që duhen vizituar janë: Parku Vrtba, Parku Kampa, Parku Wallenstein Palace, Parku Letna dhe Parku Vysehrad.


Gjërat që duhet bërë patjetër në Pragë:

Ecni përgjatë urës Charles;
Hidhni një sy orës astronomike në Pragë;
Shikoni një shfaqje në teatrin nacional;
Vizitoni kopshtet Vrtbovska Zahrada;
Mos harroni të shikoni kështjellën Vysehrad.

Mos harroni të provoni birrën në Pragë, një ndër birrat më të mira në Evropë!

Para se të niseni ju mund të shikoni edhe një film nga Milos Forman të quajtur “Amadeus” apo të lexoni librin e Franz Kafka “GJykimi”, për të kuptuar më shumë për Pragën dhe historinë e saj.