Highlight Yoga

Pozitat më të mira të yoga-s që mund ti bëni me fëmijët tuaj

yoga
Yoga nuk është vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët. Të mirat e yoga-s tek fëmijët janë të shumta: rritë vetë-besimin, rritë forcën dhe fleksibilitetin, rregullon koncentrimin dhe promovon koncentrimin dhe një lloj qetësie.

Disa nga këta pozita që mund ti bëni me fëmijët tuaj janë:

1. Pozita e gjarprit;

Prindi së bashku me fëmijën duhet të shtrihen në barkun e tyre. Duhet të qoni kokën dhe krahët lart. Merrni frymë thellë 3 herë.

2. Pozita e anijes;

Uluni dhe mundohuni që të formoni pozitën e anijes.

3. Pozita e shtratit dy-katësh;

Prindi duhet të ulët në pozitën e tavolinës me duart në tokë, kurse fëmija juaj duhet të bëjë pozitën e njëjtë përmbi juve.

4. Pozita e qenit;

Prindi bën pozitën e qenit dhe fëmija juaj duhet të vendosë këmbët në pjesën e poshtme tuajën duke bërë kështu shkronjën L.