Highlight Meditimi Yoga

Pozitat e Yoga-s që shkrijnë yndyrën e belit

yoga-s

Derisa shumica e njerëzve nuk e mendojnë që përmes praktikimit të Yoga-s mund të humbin në peshë,duhet të keni parasysh që çdo lëvizje që bëni përmes Yoga-s ndihmon në shkrirjen e yndyres dhe kilogrameve të tepërt.
Njejtë sikur të gjitha llojet e ushtrimeve të tjera edhe me Yoga ju ndihmoni në përmirësimin e fizikut tuaj.
Me yoga ju bëni lëvizje edhe pse nuk kërkohet ndonjë ashpërsi dhe qëndrueshmëri si në sportet tjera. Por, Yoga punon më mirë, në disa raste, pasi ajo përfshin qetësimin e mendjes dhe punën për frymëmarrjen tuaj.
Në fakt, studimet e shumta kanë treguar lidhje midis yogës dhe humbjes së peshës.

Megjithatë, studimet sugjerojnë se duke ndryshuar dhe lëvizur trupin përmes yoga-s,ndryshojmë pozitivisht të menduarit dhe trurin i cili pastaj ndryshon sjelljen.
Forca lëvizëse prapa humbjes së peshës që njerëzit e shohin nga bërja e yogës, më pas ka të bëjë më shumë me gjendjen mendore të njeriut sesa me atë fizike.
Shumica prej nesh jetojnë me një sasi të stresit të pabesueshëm dhe duke bërë Yoga mund t’ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë këtë stres në mënyrë që të mos keni zakone të këqija, të tilla si të hani pa kontroll, alkooli, dhe vese të tjera.

Meqë ju kemi treguar se Yoga me të vërtetë ndihmon me humbjen e peshës, Unik Portal sot ju sjellë disa pozita të Yogas që ju ndihmojnë të holloni belin tuaj dhe të shkrini yndyrën.

1. TADASANA
2. SURYA NAMASKAR
3. PADAHASTASANA
4. PASCHIMOTTANASANA
5. PAVANAMUKTASANA
6. NAUKASANA
7. USHTRASANA
8. UTTANPADASANA
9. MARJARIASANA
10.BHUJANGASANA