Highlight Lifestyle Shëndeti

Pozita të Yoga-s që gratë shtatzana nuk duhet ti bëjnë

gratë shtatzana

Derisa jeni shtatzanë, do të përjetoni disa ndryshime mjaftë drastike në fizikun dhe organizimin tuaj.

Këmbët e juaja ndryshojnë shumë dhe mund të përjetoni dhimbje në to, prandaj nëse praktikoni Yoga, mbajeni mend se ka disa lloje të Yoga-s nuk bën ti praktikoni.

Ato që e kanë tashmë rutinë praktimin e Yoga-s, mund të vazhdojnë  me ushtrimet që kanë bërë deri më tani  edhe në tre muajt  e parë të shtatzanisë, por gjithmonë duke u konsultuar  me mjekun rreth asaj së çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Unik Portal ju tregon pozita të Yoga-s që gratë shtatzana nuk duhet ti bëjnë.

Shmangni çdo pozicion të  Yoga-s që mund të vëjë në rrezik shëndetin tuaj dhe të bebushit që keni brenda. Bie fjala, qëndrimi në duar është absolutisht i ndaluar.

Ky pozicion është i  përshtatshëm vetëm në muajt  e parë kur nuk keni shtuar ende shumë në peshë dhe kur  beba ende nuk është rritur shumë.

Ky është një ushtrim që  mund të bëjë mrekulli në rastet kur keni probleme me shpinen (përdredhje). Mundohuni të bëni këtë ushtrim në formë  më të butë, më të hapur, ulur, për të lehtësuar dhimbjen e shpinës dhe të përpiqeni të mos ngushtoni hapësirën rreth anëve të barkut.

Ky ushtrim nuk është aspak i përshtatshëm pas muajit të katërt të shtatzanisë, prandaj mos e praktikoni pas këtij muaji.

 

Kur jeni shtatzanë, trupi juaj është duke prodhuar një hormon të quajtur relaksin, i cili përgatit trupin tuaj, kryesisht legenin tuaj, për t’u zgjeruar më shumë, për tu përgatitur për procesin e lindjes. Prandaj as ky ushtrim nuk është i përshtatshëm gjatë shtatëzënisë.

Mbi të gjitha , ju e njihni trupin tuaj më të mirë, dhe nëse gjithnjë jeni ndjerë shumë rehat në  ushtrime të tilla , ato mund të jenë ende të sigurta për ju gjatë shtatzënisë – ose të paktën në tre mujorin e parë.

Yoga mund të luajë një rol thelbësor në mbajtjen e qetësisë, të pushimit dhe të relaksimit gjatë shtatzanisë – po aq e rëndësishme për ju dhe fëmijën. Praktiktimi i Yoga-s  gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini më mirë, të kontrolloni shëndetin tuaj mendor dhe të mbani ndjesinë e balancuar, nëse ndryshimet hormonale janë të lidhura me disponimin tuaj. Yoga mund të mbajë në nivelin e duhur presionin e gjakut dhe peshën e ulët gjatë shtatzanisë tuaj, por asnjëherë ushtrime të sforcuara dhe gjithmonë në konsultim me mjekun tuaj. /Unik Portal/