Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Portokalli, pema anti-kancer

portokalli


Nga hidratimi në parandalimin dhe shërimin e infeksionit viral, portokallet janë me të vërtetë një ushqim i mahnitshëm!

A mundet portokalli dhe familja e agrumeve të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit?

Duke pasur parasysh se një portokall përmbanë mbi 170 nutrientë të ndryshëm dhe më shumë se 60 flavonoide, shumë prej të cilave janë treguar të kenë anti-inflamatorë, anti-tumor dhe frenues të koagulimit të gjakut; si dhe efekte të forta antioksidante, atëherë si përfundim portokalli ka veti të parandalimit të kancerit.

Konsumi i rregullt i vitaminës C në portokall pengon ngurtësimin të arterieve, prandaj ju nuk duhet të shqetësoheni për arteriosklerozën. Gjithashtu, një kompleks në portokall i quajtur liminoid, është treguar të parandalojë kancerin e gojës, lëkurës, mushkërive, gjirit, stomakut dhe zorrës së trashë.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme tashmë, pirja e lëngut të portokallit çdo ditë mund të reduktojë ndjeshëm formimin e gurëve në veshka!

Portokallat poashtu janë të ngarkuar me antioksidantë dhe do të mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit.

Hekuri dhe vitamina B6 në portokall rritin kapacitetin mbajtës të oksigjenit dhe gjithashtu pastrojnë gjakun. Kalciumi në portokall ndihmon që kockat dhe dhëmbët të jenë të fortë.