Highlight Të tjera

Poho dhe do të jesh…

jetë

Nëse e sheh jetën tënde në retrospektivë dhe përqendrohesh te vështirësitë e së shkuarës, je duke tërhequr më shumë rrethana të vështira drejt teje. Çlirohu prej saj, pavarësisht se çfarë është. Bëje për veten. Nëse vazhdon t’i mbash mëri ose të fajësosh dike për diçka në të shkuarën, je duke i bërë dëm vetëm vetes. Je i vetmi që mund të krijosh jetën që meriton. Kur të përqendrohesh  qëllimisht në atë që do, kur të fillosh të emetosh ndjesi të mira, ligji I tërheqjes do të të përgjigjet. Të duhet vetëm të fillosh, dhe duke bërë këtë do t’i hapësh rrugë  të lirë magjisë.

Në librin e tij The Master Kety System, Chalres Haanel-I thotë se ka një pohim që përfshin çdo gjë që qeniet njerëzore mund  ta dëshirojnë dhe që ky pohim do të sjellë kushte më të harmonishme për të gjitha gjerat. Ai thotë se arsyeja e gjithë kësaj është sepse pohimi është në përputhje të plotë me të vërtetën dhe kur shfaqet ajo, çdo formë gabimi ose mospërputhjeje duhet  modeomos të zhduket.

Pohimi i juaj duhet të jetë se ju jeni i plotë, i përkryer, i fortë i fuqishëm, i dashur, i harmonishëm dhe i lumtur.

Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë që do nga e padukshmja në të dukshmen, provo këtë mënyrë të shkurtër, shikoje atë që dëshiron si të ishte një fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpejtësinë e dritës. Në çastin që kërkon, objekti i dëshirave të tua është fakt në fushën shpirtërore Universale dhe ajo fushë është gjithçka që ekziston. Kur percepton diçka në mendjen tënde,  dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.