Highlight Të tjera

Planifiko punët tua me saktësi

punët

Disa prej nesh mund të mendojnë se janë tepër të dëshpëruar, të nevrikosur, që të nisni një drejtim të ri për motivimin vetjak. Ekziston një rregull i pamohueshëm për të zotëruar vuajtjet dhe zhgënjimet, dhe ky është ndryshimi i këtyre lidhjeve emocionale përmes punës së planifikuar mirë. Është një rregull që nuk ka të ngjashëm.

Sapo të krijojmë imazhin e personit ë duam të bëhemi hapi tjetër në këtë rrugë është “puna e planifikuar mirë”. Puna e planifikuar mirë nxit energjinë që vjen nga qëllimi. Pa të, ne vuajme nga një lloj i çuditshëm çrregullimi i mungesës së qëllimit. Nuk kemi qëllim. Nuk e dimë se ku po shkojmë apo se çfarë po bëjmë. Kur të filloni të zbatoni këtë do të shihni se është krejt e thjeshtë. Kur ju planifikoni një orë kurseni tri orë zbatim. Megjithatë shumica prej nesh nuk mendojnë se kanë kohë për atë orë planifikimi. Jemi shumë të zënë me fshirjen e problemeve të djeshme. Nuk e shohim ende se planifikimi do të ishte ora më produktive që mund të shpenzojmë. Në vend të kësaj, vërdallsiemi në vendin e punës dhe ragojmë ndaj problemeve. Një takim i planifikuar me kujdes mund të marrë një të tretën që merr një takim i paplanifikuar, për të gjithë.

Është e pamundur të punoni me një qëllim të përcaktuar mirë dhe do të jeni të dëshpëruar njëkohësisht. Puna e planifikuar me kujdes do t’ju motivojë të bëni më shumë dhe të shqetësoni më pak./Unik Portal/