Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Plani juaj për të arritur gjysmë milioni

milioner
A është qëllimi juaj të bëheni një milioner? Sekreti është të bëheni më strategjik. Për fillestar vëreni 500 mijë si targetin tuaj. Shikoni disa plane strategjike që mund të ndiqni për të fituar më shumë para.

1. Ruani më shumë nga paga që fitoni; Shumica e milionerëve ruajnë të paktën 20% të asaj që fitojnë. Në fund të fundit nuk do të humbni asgjë, thjesht do të keni disa para të kursyera më shumë.

2. Ushqejeni trurin tuaj; Milionerët e rinj kanë më shumë shance të bëhen ndërmarrës të rinj duke rrezikuar më shumë për ti arritur qëllimet e tyre. Prandaj mos hezitoni kur vie fjala për të vendosur për dicka. Rrezikoni më shumë sepse do t’ia vlejë!

3.  Largohuni nga borxhet; Momentin që ju përfundoni të gjitha borxhet dhe i futeni atyre sa më pak do të jetë një moment triumfues për ju, pasi ju do të mund të fillonit të kursenit më shumë para dhe të mos stresoheshit për të ardhmën e borxheve tuaja.

4. Mendoni për investime afat-gjate; 86% e milionerëve panë fitorën e madhe të tyrë duke përdorur strategji për investime afat-gjata.

5. Interesi për të qenë të pasur sjellë rezultate; Ka një dallim të madh mes të të dashurit për të qenë të pasur dhe përkushtimit për të qenë të suksesshëm. Nëse jeni të interesuar për ti arritur qëllimet e juaja, ju do të mendoni për cdo arsye se pse nuk mundeni. Por nëse përkushtoheni do të bëni cdo gjë që duhet për ti arritur ato.

6. Besojeni se tashmë ka ndodhur; Sekreti për ti pasur të gjitha është të besoni se tashmë ju i keni ato. Mendoni, besoni dhe silluni sikur të ketë ndodhur më parë. Nëse krijoni realitetin tuaj është e garantuar se do ta jetoni atë.

7. Madhësia e ëndrrave tua nuk ka rëndësi; Ëndrrat e mëdha ashtu sit ë voglat manifestohen njejtë. Synojeni hënën dhe do të arrini yjet. Lejojeni vetën të ëndërroni larg. /Unik Portal/